PËR SHKAK TË POLITIKAVE TË ASHPRA TË “FB” JEMI TË DETYRUAR QË VIDEOT T’I BOTOJMË NË WWW.007VOX.COM


Tiranë, Shqipëri | Të nderuar/a lexues/e, të Agjencisë Telegrafike Vox (Voks).
Për shkak të politikave të ashpëra të rrjetit shoqëror virtual “Facebook”, jemi të detyruar që të mos publikojmë më video në faqen tonë, video që pasqyrojnë realitetet dramatike, të sulmeve terroriste të Hamasit mbi civilët izraelitë.
Tashmë, videot do t’i botojmë vetëm në uebin tonë, me adresë www.007vox.com
Aty do të gjeni të botuar edhe videon që tashmë “Facebook” na e fshiu, e cila, u shqyrtua nga 56068 shikues, nga mbarë trojet shqiptare dhe më gjerë, e cila, pasqyronte dhunën, terrorin psikologjik dhe fizik (përdhunimin në grup), të ushtruar ndaj një vajze izraelite civile të marrë peng, nga një grup milicësh të Hamasit, akte kriminale të kryera në kundërshtim me të gjitha Protokollet dhe Traktatet që normojnë sjelljet e Palëve në luftë, akte kriminale të cilat mbështetur mbi konceptet ndërkombëtare të së drejtës penale me juridiksion lëndor dhe tokësor mbarëbotëror, konsiderohen Krime Kundër Njerëzimit.
Natyrisht, që nuk do të heqim dorë nga botimet e videove në “FB”, por, ato do të kenë natyra informuese, që lidhen kryesisht me artin, shkencën dhe të tjera tematika.
Faleminderit për mirëkuptimin Tuaj!
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









Comments