PYLLI I PISH-POROS PASI U DOGJ MIRË E MIRË | GOJËT E LIGA THONË SE U BË GATI PËR NDËRTIM RESORTI.

Oct 4, 2023
1 min read

Pish-Poro, Fier, Shqipëri | Kjo është ajo ç’ka ka mbetur nga djegja e pyllit të Pish-Poros (i cili, u desh dhjetëra vite që të rritej). Tokë e djegur, shkrumb e hi. Edhe pushtuesit nuk janë treguar kaq barbarë, dhe kaq kriminelë me pasurinë kombëtare, saç po tregohen ata që i vunë zjarrin ditën për diell, dhe që janë të paidentifikueshëm, të pakapshëm, dhe të padënueshëm penalisht e civilisht. Gojët e liga thonë se u bë bë gati për ndërtim resorti. Të presim e të shohim: “atje ku ka zë, nuk është pa gjë.” Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









Comments