PUTIN-KIM JONG-un ZHVILLUAN BISEDIME NË PEKIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Pekin, Kinë | Presidenti rus Vladimir Putin dhe diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un filluan takimin e tyre dypalësh në Pekin në Shtëpinë e Pritjes Shtetërore.
Agjencia ruse e lajmeve “Tass” raporton se diktatori Kim hipi në makinën presidenciale të carit rus, një “Aurus President”, e prodhuar në Rusi, për të arritur në vendin e takimit, ashtu siç bëri të hënën me kryeministrin indian Narendra Modi në Tianjin.
Pas paradës ushtarake në Sheshin Tiananmen për të shënuar 80-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore, së bashku me Presidentin Shi Xhinping (Xi Jinping), ata morën pjesë në një pritje të organizuar nga presidenti kinez në Sallën e Madhe të Popullit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments