PRESIDENTI RUS VLADIMIR PUTIN: KA NJË SHKËNDIJË SHPRESE PËR PËRFUNDIMIN E LUFTËS NQS MBIZOTËRON ARSYEJA E SHËNDOSHË PËRNDRYSHE DO TË LUFTOJMË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 3
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Presidenti rus Vladimir Putin tha se nëse mbizotëron arsyeja e shëndoshë, do të jetë e mundur të bihet dakord për një opsion të pranueshëm për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Më duket se ka dritë në fund të tunelit. Le të shohim se si do të zhvillohet situata”, deklaroi presidenti rus duke shtuar se Moska i vëren thirrjet e presidencës Tramp (Trump) dhe një dëshirë të sinqertë për të gjetur një zgjidhje.
“Përndryshe, do të na duhet t'i zgjidhim të gjitha detyrat që na janë caktuar me mjete të armatosura”, deklaroi Presidenti Putin.
Agjencia ruse e lajmeve “Interfax” e raportoi këtë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments