PRRENJAS | PUNONJËSI I POLICISË SË SHTETIT ÇLIRIM TORRA U ARRESTUA.

Prrenjas, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner të infiltruar në Policinë e Shtetit, strukturat vendore të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, arrestuan:
1- Z. Çlirim Torra, punonjës i Policisë së Shtetit, me detyrë specialist i policimit në zonë (SPZ) pranë Stacionit të Policisë Prrenjas, Komisariati i Policisë Librazhd, DVP Elbasan.
Nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësi i Policisë së Shtetit ka marrë një vlerë monetare për të favorizuar një qytetar ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, duke i mundësuar shkeljen e kësaj mase dhe largimin nga banesa.
Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Korrupsionit pasiv”.
2- “Shpërdorimit të detyrës”.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të vijojë me zero tolerancë ndaj korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe çdo veprimi që cenon integritetin e punonjësve të strukturave ligjzbatuese.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments