top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AKSIN RRUGOR “LIBRAZHD-PRRENJAS”: I VDEKUR MBETI EUGEN MEKA.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Dec 22, 2024
1 min read

Librazhd, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, ku mbeti i vdekur z. Eugen Meka, me moshë 31 vjeç.

 

Pasagjeri që udhëtonte me të mbeti i lënduar.

 

Njoftim | Në aksin rrugor "Librazhd-Prrenjas", automjeti me drejtues shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në Korcë, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin H. Z., 30 vjeç.

 

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi E. M., dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve.

 

Drejtuesi i kamionit, shtetasi H. Z., është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.

 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page