PROTESTË PËRPARA GJYKATËS KUSHTETUESE KUNDËR MARRËVESHJES RAMA-MELONI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 29, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Përpara Gjykatës Kushtetuese po mbahet një tubim qytetar.
Tubuesit i kërkojnë gjykatës (e cila po merr në shqyrtim marrëveshjen e firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe ajo italiane Xhorxha Meloni, për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shëngjin) me pankarta ne duar, dhe me thirrje verbale që të anullojë marrveshjen.
Disa nga parraullat e tyre janë: ndërsa shprehen: “Popull refugjatësh, kamp refugjatësh”, “Stop kësaj marrëveshje, stop propagandës”. Gjykata Kushtetuese po shqyrton kërkesën e 30 deputetëve të opozitës (të grupit të Rithemelimit të drejtuar nga z. Berisha që kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes).
Sa i përket palës italiane, ajo ka përparuar me procedurat ligjore.
Dhoma e Deputetëve (Itali) ka miratuar me 155 vota pro, 115 kundër dhe dy apstenime projektligjin e ratifikimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, që parashikon hapjen e dy qendrave të pritjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për të pritur 3000 emigrantë çdo vit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments