PROTESTË PËRPARA BASHKISË SË TIRANËS: NDËRTESA U QËLLUA ME MJETE PIROTEKINKE DHE ME FRUTA.

Tiranë, Shqipëri | Protesta që po mbahet përpara Bashkisë së Tiranës po shoqërohet me hedhje mjetesh piroteknike drejt ndërtesës së bashkisë në fjalë.
Protestuesit kanë qëlluar edhe me fruta në drejtim të saj.
Ata janë mbledhur atje prej orës 11:00.
Kjo protestë ka lindur pas arrestimeve të disa funksionarëve të institucionit në fjalë, veprimtaria e hamendësuar dhe e dyshuar kriminale e të cilëve, lidhet me aktet proceduriale penale të dosjes së koduar si “5D”.
Protestuesit kërkojnë verbalisht dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erjon Veliaj.
Sipas tyre ai është bashkëpunëtor me vartësit e tij (tashmë të arrestuar nga Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Nuk dihet nëse protestuesit kanë depozituar në protokollin e Bashkisë së Tiranës ndonjë akt të shkruar, me anë të të cilit, të materializojnë kërkesën e sipërcituar.
Por jo vetëm, edhe bazën ligjore, mbi të cilën ajo kërkesë do të duhej të ngrihej.
Në të kundërt, e tëra ajo protestë, nuk është gjë tjetër veçse një akt i rëndomtë populist (si ai i të famëshmit 21 janar, ku disa qytetarë që vinin nga shtresat e ulëta të shoqërisë u bënë kurban për interesat makiavelike të Klasës Politike Sunduese, dhe ende sot e kësaj dite, për vdekjet e tyre, nuk është bërë drejtësi penale, dhe sipas gjasave, nuk ka për t'u bërë kurrë).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










