PROKURORIA E TIRANËS KËRKON BURG PËRJETË PËR ARSEN MUSKURTIN | AKUZOHET SE VRAU DRITAN MASKURTIN DHE NORA MASKURTIN (VËLLANË DHE KUNATËN).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 24
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkon që ndaj:
1- Z. Arsen Maskurti, të shqiptohet dënim penal me heqje të përjetëshme të lirisë.
Ai akuzohet se vrau:
1- Z. Dritan Maskurti (vëllai).
2- Znj. Nora Muskurti (kunata).
Ai akuzohet për shkelje penale të parashikuara si:
1- “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Njoftim | Në përfundim të hetimeve për çështjen penale nr.6027 të vitit 2022, u provua se shtetasi A.M., me 31.08.2022 ka hyrë brenda agjencisë së udhëtimeve “Nour Tours” duke mbajtur në dore një armë dhe ka goditur për vdekje me armë dy viktimat.
I pyetur për ngjarjen, shtetasi A.M. u shpreh se drejt vrasjes e çuan problematikat e vazhdueshme me të vëllain, të cilin, e akuzoi se shantazhonte atë dhe prindërit prej kohësh, thuhet shkurtimisht në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments