TIRANË: U ARRESTUAN MARJO QOSE DHE NANI KOLOVANI; NË KËRKIM POLICOR U SHPALL NOTERJA MAJLINDA DEMOLLARI; MASHTRIME ME SHIT-BLERJEN E PRONAVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 24
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Marjo Qose, me moshë 31 vjeç.
2- Z. Nani Kolovani, me moshë 48 vjeç.
Në kërkim policor u shpall:
1- Noterja Majlinda Demollari, me moshë 57 vjeçe.
Njoftim | Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Apartamentet”.
Gjatë 24 orëve, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vë në pranga autorët e 2 rasteve të mashtrimit.
Arrestohet një 31-vjear që i mori një shtetasi, 75 000 euro, duke e mashtruar se do t’i blinte një apartament në kryeqytet.
Arrestohet një 48-vjeçar që shiti 2 herë, apartamentin e tij.
Shpallet në kërkim noterja që përpiloi 2 kontrata shitjeje për të njëjtën pronë.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të 2 shtetasve, se ishin mashtruar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vunë në pranga, gjatë 24 orëve, autorët e të dyja rasteve.
Konkretisht, në kuadër të operacionit “Apartamentet”, u arrestuan shtetasit:
-M. Q., 31 vjeç, pasi për më shumë se një vit, i ka marrë një 34-vjeçari, 75 000 euro, duke e mashtruar se do të blinte për llogari të tij, 1 apartament;
-N. K., 48 vjeç, pasi ka shitur 2 herë, apartamentin e tij.
Në vijim të hetimeve për këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim noterja që dyshohet se ka përpiluar 2 herë kontrata për shitjen e këtij apartamenti, shtetasja M. D., 57 vjeçe. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments