top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROKURORIA E DURRËSIT SEKUESTROI PASURITË MATERIALE TË ARBAN LAMKËS | 33 APARTAMENTE + 15 MAKINA + TË TJERA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 15
  • 3 min read
ree

Durrës, Shqipëri | Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës sekuestroi pasuritë materiale të:

1- Z. Arban Lamka.


Njoftim | Prokuroria Durrës sekuestron 33 apartamente, 9 njësi dhe 15 automjete në pronësi të shtetasit A.L., të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.


Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, u sekuestruan 33 apartamente, 15 makina dhe 9 njësi të shtetasit A.L., të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi në fushën e narkotikëve.


Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.01, të vitit 2025, rezultoi se ky shtetas, ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe ka krijuar pasuri të paluajtshme dhe automjete të cilat nuk justifikohen me ardhura të ligjshme.


Pasuritë e sekuestruara janë:

– Apartamente, gjithsej 33 ndodhur në objektin e ndërtuar me Vendimin nr.1, datë 12.03.2008, lagjia Nr.13, Plazh, Durrës, në zonën kadastrale 8518 me sipërfaqe 800 m2.


Konkretisht:

Në shkallën Nr.l

1 (një) apartament me sipërfaqe ndërtimit banim 100 m2, Kati i III-të;

1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati i III-të;

1(një) apartament me sipërfaqe ndertimi 63 m2, Kati IV-t;

1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati IV-t;

1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 79 m2, Kati V-të;

1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati V-të;

1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati VI-të;

1(një) apartament me sipërfaqe 100 m2, Kati VI-të;

1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 79 m2, Kati VI-të;

1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati VI-të;

1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati VII-të;

1(një) apartament me sipërfaqe 100 m2, Kati VII-të; dhe

1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 79 m2, Kati VII-të.

Në shkallën Nr.2:

1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi banim 79 m2, Kati I-rë;

1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati I-rë;

1(një) apartament me sipërfaqe ndertimi 79 m2, Kati II-të;

1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati II-të;

1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 79 m2, Kati III-të;

1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati III-të;

1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati IV-t;

1(një) apartament me sipërfaqe 79 m2, Kati IV-t;

1 (një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati IV-t;

1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 100 m2, Kati V-të;

1(një) apartament me sipërfaqe 79 m2 , Kati V-të;

1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 84 m2, Kati V-të;

1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati VI-të;

1(një) apartament me sipërfaqe 100 m2, Kati VI-të;

1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 79 m2, Kati VI-të;

1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati Vitë;

1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati VII-të;

1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi 79 m2, Kati VII-të;

1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi+banim 63 m2, Kati VII-të; dhe

1(një) apartament me sipërfaqe ndërtimi 79 m2, Kati VIII-të.

Pasuritë e llojit “Njësi”, gjithsej 9 (nëntë), ndodhur në objektin e ndërtuar sipas Lejes së Ndërtimit me Vendimin nr.1, datë 12.03.2008, lagjia Nr.13, Plazh, Durrës, ndërtuar në zonën kadastrale 8518 me sipërfaqe 800 m2, me vendodhje në shkallën Nr.1 dhe shkallën Nr.3 me përshkrimin si më poshtë:

Tarracë në katin e sipërm të pallatit me sipërfaqe 400 m2;

Katër (4) dyqane me sipërfaqe 70 m2 secila në total 280 m2, Kati I-rë; dhe

Katër (4) garazhde me sipërfaqe 70 m2 secili në total 280 m2, Kati –I.

Pasuri të luajtshme (automjete)15, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page