top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PIKA E KALIMIT KUFITAR PORT-DURRËS | KUJTIM ALIAJ U ARRESTUA; 20 MIJË € TË PADEKLARUARA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 15
  • 2 min read
ree

Pika e Kalimit Kufitar Port-Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Kujtim Aliaj, me moshë 55 vjeç, banues në Tiranë.


Njoftim | Port Durrës/Kontrolle intensive për goditjen e krimeve kufitare.


Tentoi të fuste në territorin e RSh-së, 1000 fishekë arme gjahu dhe rreth 20 000 euro, pa i deklaruar, kapet në flagrançë nga shërbimet e Poliçisë Kufitare dhe vihet në pranga 55-vjeçari.


Sekuestrohen fishekët, shuma e eurove dhe kamioni ku ato ishin fshehur.


Shërbimet e Poliçisë Kufitare në Portin e Durrësit, si rezultat i kontrolleve të shtuara në hyrje/dalje, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informaçionet e siguruara në rrugë operative, evidentuan dhe goditën një rast të tentativës për trafikim të muniçionit luftarak dhe një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.


Si rezultat u arrestua në flagrançë shtetasi K. A., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i muniçionit” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.


Gjatë kontrollit në kamionin e këtij shtetasi, shërbimet e Poliçisë Kufitare gjetën të fshehura në kabinë, 1000 fishekë gjahu, armë gjahu dhe rreth 20 000 euro, të çilat u sekuestruan në çilësinë e provës materiale, bashkë me kamionin, pasaportën dhe çelularin e 55-vjeçarit.


Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page