PRIZREN | BUJAR KRASNIQI (PRONARI I AUTOSHKOLLËS “GETOARI”) U ARRESTUA; KONSIDEROHET I LIDHUR ME 120 KG HASHASH TË KAPUR NGA POLICIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Bujar Krasniqi (pronar i autoshkollës “Getoari”).
Ai konsiderohet subjekt i lidhur me sasinë prej njëqind e njëzet (120) kilogramësh lëndë narkotike që u sekuestrua nga Policia e Republikës së Kosovës në një autobus që drejtohej nga ai vetë.
Njoftim | Prishtinë, 21 Nëntor 2025.
Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit, kanë ndalur një autobus në Autostradën “Ibrahim Rugova”, i cili udhëtonte nga Shqipëria drejt Kosovës pa pasagjerë. Mjeti është shoqëruar për kontroll të detajuar në objektet e Doganës në Prishtinë.
Gjatë kontrollit është zbuluar një sasi prej rreth 120 kilogramësh narkotikë të llojit kanabis.
Në kuadër të hetimeve pas gjetjes, janë përfshirë përdorimi i skanerit të dhuruar së fundmi nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qenve nuhatës.
Ky zbulim përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme në përpjekjet e Doganës së Kosovës për të mbrojtur shoqërinë dhe për të parandaluar trafikun e substancave të ndaluara, dhe vjen vetëm pak javë pas një rasti tjetër të përmasave të ngjashme, i realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Rasti i sotëm i është dorëzuar Njësive Antidrogë të Policisë së Kosovës për procedura dhe veprime të mëtejshme penale.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, duke rritur bashkëpunimin me partnerët vendor dhe ndërkombëtarë për të garantuar sigurinë dhe sundimin e ligjit, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments