PRITENI RAMËN KUR TË VIJË T’JU HYJË NË KREVAT.


Tiranë, Shqipëri | Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale virtuale, e cila, “i është dërguar nga një qytetar”. Sipas kryeministrit, fotoja është krijuar me aplikacionin e inteligjencës artificiale. “Duke shpresuar që të qeshni edhe ju me këtë dërgesë të njërit prej jush, i cili, më shkruante se e ka krijuar me aplikacionin e Inteligjencës Artificiale, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet kryeministri Rama. Tashmë, pasi e ka bombarduar psiqikën publike me lloj-lloj pamjesh të tijat, aq sa po të hapësh televizorin, në çdo kanal, pamja e parë që shfaqet në ekran është z. Rama, herë mjekërbardhë, e herë mjekërzi, herë i qeshur, herë i ngrysur, herë hokatar, herë nopran, herë makiavelik, herë dobiç e herë si burrë i mirë. Por jo vetëm, kohët e fundit, qytetarët kanë filluar të denoncojnë një fakt tronditës, sipas të cilëve, z. Rama ka filluar tu shfaqet kur hapin frigoriferin, ose dollapin e bukës. Robi i shkretë vetë hap frigoriferin të marri gjëkafsh për të mbllaçitur, kur fap, i shfaqet z. Rama, duke i vënë në dukje se është mbipeshë, dhe se duhet të reduktojë me do e mos konsumin e ushqimit, sidomos të bukës (duhet ngrënë sa më pak bukë që të jetë e mundur gërthet nga brenda frigoriferit z. Rama), aq sa qytetarët po e shtyjnë ditën si qenër me 4.4 $, e thënë kjo sipas FAO-s (një entitet ndërkombëtar nga më skrupulozët në studimin e çështjeve që lidhen me ushqimin). Gjer këtu ka arritur mirëqeverisja e z. Rama, aq sa nga Europa e Bashkuar, kanë filluar të vijnë delegacione për të mësuar teknikat e tij të ushqimit të popullit, me qëllim që t’i aplikojnë në BE. Iku koha kur Shqipëria donte të hynte në BE, nashi, do të hyjë BE-ja në Shqipëri. Viva Albania, thirret ngado nëpër sheshet e BE-së. “Daleni, daleni, se nuk keni parë akoma”, prisni kur z. Rama të vijë t’ju hyjë në krevat, atje ku flini me gratë (ose me dashnoret), dhe t’u mësojë si të të bëni “elektrik blu”. “Der nashi” jeni mirë, ahere do ta shihni se çfarë do t’ju ngjajë. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









header.all-comments