PRISHTINË: VËLLEZËRIT BAJRAM KRASNIQI DHE SHEMSI KRASNIQI U ARRESTUAN NË LIDHJE ME TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MESNATË TE HOTEL “BAVARIA”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 15 hours ago
- 1 min read

Rruga “Bekim Fehmiu”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Bajram Krasniqi.
2- Z. Shemsi Krasniqi.
Arrestimi i tyre lidhet me të shtënat me armë zjarri të Hotel “Bavaria”, rreth orës 00:25, të datës 26.06.2025.
Në vendin e ngjarjes kriminale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Disa gëzhoja arme zjarri të shkurtër (brezi) - tetë (8).
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
2- “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments