PRISHTINË: LEUTRIM ALIJA U ARRESTUA | I PËRFSHIRË NË FALSIFIKIM TË KARTMONEDHËS SË BASHKIMIT EVROPIAN (€).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 25, 2025
- 2 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Leutrim Alija.
Ai konsiderohet i përfshirë në falsifikim të kartmonedhës së Bashkimit Evropian (€).
Në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal iu sekuestruan:
1- Katër mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e gjashtë (4796) €.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Falsifikim i parasë”.
Njoftim | KOMUNIKATË E PËRBASHKËT PËR MEDIA NGA PROKURORIA THEMELORE NË PRISHTINË DHE POLICIA E KOSOVËS.
Prishtinë, 25 Qershor 2025.
Prokuroria Themelore në Prishtinë/Departamenti për Krime të Rënda/Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njofton opinionin publik, se në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saj në luftimin e korrupsonit dhe krimit ekonomik në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore ku dhe është arrestuar i dyshuari L.A. për veprën penale ‘’Flasifikimi i Parasë’’ në bazë të nenit 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjatë realizimit të kontrollit janë sekuestruar një shumë para të cilat ndërlidhen me veprën penale.
- 123 fletë formati A4 ku janë të fotokopjuara kartëmonedha prej 10 € dhe 20 €;
- 12 fletë A4 të prera pasi janë prerë kartëmonedhat;
- 1 telefon iPhone;
- 2 x 100€ = 200 €
- 108 x 20€ = 2,160 €
- 40 x 10€ = 400 €
- 23 x 50€ = 1,150 €
- 4 x 100€ = 400 €
- 5 x 50€ = 250 €
- 5 x 20€ = 100 €
- 7 x 10€ = 70 €
- 11 x 5€ = 55 €
Në total shuma e parave të sekuestruar është 4,796.40 €uro.
Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se mbetet i përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit dhe se do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre veprave, si dhe dërgimin para gjykatës të secilit kryes të këtyre veprave penale, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Republikës së Kosovës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments