SHYQERI MAHMUTI U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AKSIN RRUGOR “PRISHTINË-GJILAN” | VDIQ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 days ago
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor “Gjilan-Prishtinë” (afër liqenit të Badovcit).
Për pasojë, mbeti i vdekur:
1- Z. Shyqeri Mahmuti.
Njoftim | Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve (dy vetura dhe një kamion).
Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, përfshirë ato të trafikut dhe hetimeve, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident fatal.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Aksident komunikacioni me pasoja fatale” dhe mbetet nën hetim, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments