PRISHTINË: SHKODRAN MORINA VDIQ NË SPITAL KU ISHTE I SHTRUAR PASI U GODIT ME AUTOMJET NË NJË VENDKALIM PËR KËMBËSORË MË 15.07.2025 NË RRUGËN “IBRAHIM MAZREKU” NË MALISHEVË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 22
- 1 min read
Updated: Jul 23

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Shkodran Morina, vdiq në spital (rreth orës 16:00, datë 22.07.2025), ku ishte i shtruar pasi u godit me automjet në një vendkalim për këmbësorë, ku pati pësuar lëndime të rënda (më 15 korrik 2025, në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë).
Kumtohet se drejtues i automjetit ishte:
1- Z. Adem Paçarizi.
Kufoma e z. Morina u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes së tij.

Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Ceremonia mortore e të ndjerit do të mbahet në orën 17:00, të datës 23.07.2025, në varrezat e fshatit Burim.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments