top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRISHTINË: PROKURORIA SPECIALE I KA KËRKUAR GJYKATËS THEMELORE NË PRISHTINË SHQIPTIMIN E MASËS SË PARABURGIMIT PREJ NJË 30-DITËSH NDAJ POLICIT BOJAN JEVTIÇ (JEVTIQ) | SPIUN I BIA-s SERBE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 18
  • 2 min read

Updated: Jul 20


Z. Bojan Jevtiç (Jevtiq).
Z. Bojan Jevtiç (Jevtiq).

Prishtinë, Republika e Koosvës | Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë shqiptimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj policit Bojan Jevtiç (Jevtiq), i arrestuar për shkelje penale lidhur me spiunazhin dhe me armëmbajtjen pa leje.


Seanca dëgjimore nisi në orën 13:00.


Ai konsiderohet i rekrutuar nga Shërbimi Sekret Serb (BIA), të cilit, i ka ofruar informacione të ndjeshme për institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës, përfshirë lëvizjet dhe planet operacionale të Policisë.


Ai ka dërguar te BIA planin e Policisë së Republikës së Kosovës i koduar “Shënjestër” i hartuar pas sulmit në Banjskë dhe të njëjtin dokument ia ka komunikuar zyrtarit të BIA-së, Sasha Çiriç (i njohur me nofkën “Çira”).


Ai ka mundësuar zyrtarit të BIA-s qasjen në kompjuterin zyrtar, duke rrezikuar policët, sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.


Gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një armë zjarri e tipit “Zastava”.

2- Nëntëdhjetë (90) fishekë.

3- Pajisje elektronike.

4- Dokumente konfidenciale.

5- Shuma të hollash të padeklaruara: 10000 euro; 2 milionë dinarë serbë; 600 franga zvicerane.

6- Plane operative.

7- Aparate telefonikë të lëvizshëm.

8- Pajisje elektronike (USB, kompjuter).

9- Një CD me mbishkrimin “Ero W7X31” për eliminimin e fjalëkalimeve.


Ai ushtronte funksionin e shefit të operativës në policinë kufitare në pikëkalimin “Dheu i Bardhë”.

Z. Bojan Jevtiç (Jevtiq).
Z. Bojan Jevtiç (Jevtiq).

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page