RRUGA “FAHRI FAZLIU”; PRISHTINË | SABEDIN GOVORI U ARRESTUA; DY AKUZA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 21
- 1 min read

Rruga “Fahri Fazliu”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë së Kosovës arrestuan:
1- Z. Sabedin Govori.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në të shtëna me armë zjarri, të kryera nën ndikimin e emocioneve që iu ndezën nga ndikimi që që ushtroi mbi të, një këngë, e cila, bënte fjalë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një (1) armë zjarri.
2- Një (1) karikator.
3- Tre (3) gëzhoja.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje pa leje e armës”.
2- “Përdorim i armës”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments