RRUGA “HOLGER PETERSEN”; PRISHTINË | NAIM MUSLIU U AKSIDENTUA NË VENDIN E PUNËS; SI DËSHIMTAR U INTERVISTUA EKREM ZENUNI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 days ago
- 1 min read

Rruga “Holger Petersen”, “Lagjja Prishtina e Re”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Naim Musliu, me moshë 31 vjeç, puntor ndërtimi, u aksidentua në vendin e punës, dhe u transportua në Qendrën Klinike Universitare, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autoritetet intervistuan:
1- Z. Ekrem Zenuni (në cilësinë e dëshmitarit).
Hetimet penale paraprake janë duke u zhvilluar për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments