top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRISHTINË | GAZMEND HALIMI U ARRESTUA; KANOSJE TELEGRAFIKE NDAJ KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ALBIN KURTI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë mbështetur mbi akte proceduriale penale të Prokurorisë Speciale arrestuan:

1- Z. Gazmend Halimi, me moshë 57 vjeç.


Ai konsiderohet i përfshirë në kanosje telegrafike (shkrime të botuara në mediat shoqërore virtuale) ndaj:

1- Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, me shprehje si:

a- Kti duhet me ja dhan plumin ne ball”.

b- Ket tradhtar asht dasht me vra ne kuvend”.


Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Kanosje dhe dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page