top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA LEO XIV-të: JAM I TRONDITUR NGA LINDJA E MESME; NUK MUND TË HESHTIM; LUFTA ËSHTË SKANDAL PËR FAMILJEN NJERËZORE DHE BRITMË DREJTUAR ZOTIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 17 hours ago
  • 1 min read

Vatikan | Vazhdoj ta ndjek me shqetësim situatën në Lindjen e Mesme, si dhe në rajone të tjera të botës të shkatërruara nga lufta dhe dhuna.


Ne nuk mund të heshtim përballë vuajtjeve të kaq shumë njerëzve, viktimave të pafuqishme të këtyre konflikteve. Çfarëdo që i lëndon ata, lëndon të gjithë njerëzimin”.


Kështu tha Papa Leo XIV-të në Engjëll (Angelus) - duke theksuar se vdekja dhe dhimbja e shkaktuar nga këto luftëra janë një skandal për të gjithë familjen njerëzore dhe një britmë drejtuar Zotit.


E përtërij me forcë thirrjen time për të këmbëngulur në lutje, në mënyrë që armiqësitë të pushojnë dhe shtigjet e paqes të themeluara në dialogun e sinqertë dhe respektin për dinjitetin e çdo personi njerëzor të mund të hapen më në fund.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page