top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRINCESHA LEONORA E SPANJËS KREU BETIMIN MBI KUSHTETUTË | FJALA E SAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 1, 2023
  • 2 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Spanjë ishte në pritje për ceremoninë e betimit të Princeshës Leonora (Leonor) të Bourbonit.


Trashëgimtarja e fronit spanjoll që mbush 18 vjeç, dje, më 31 tetor, u betua në Kushtetutë që të përmbushë me besnikëri detyrat e saj, të mbështesë dhe zbatojë Kushtetutën dhe ligjet, të respektojë të drejtat e qytetarëve dhe komuniteteve autonome dhe besnikërinë ndaj mbretit.


Kopja e Kushtetutës, në të cilën Princesha e Asturias vendosi dorën e saj, është e njëjtë me atë ku kreu betimin babai i saj, mbreti Felipe dhe gjyshi i saj, mbreti Emeritus Juan Karlos (Juan Carlos).


Përveç aktit solemn pas ceremonisë, Leonora ka fuqinë të marrë në mënyrë legjitime funksionet e mbretëreshës në rast se babai i saj nuk do të ishte më i autorizuar për ta bërë këtë.


Nëse e parëlindura e mbretërve spanjollë do të ulet në fron, ajo do të jetë mbretëresha e parë pas 150 vjetësh, mbretëresha e fundit e Spanjës ishte Isabella II, e cila, mbretëroi nga 1833 deri në 1868.


Në ceremoni morën pjesë të gjitha pushtetet e shtetit, duke përfshirë ish-kryetarët e qeverisë, dhe kryetarët e komuniteteve autonome.


Në fjalimin e saj të parë publik pas betimit, princesha deklaroi: “Unë do t'u shërbej spanjollëve në çdo kohë me respekt dhe besnikëri. Nuk ka krenari më të madhe. Në këtë ditë shumë të rëndësishme, të cilën do ta kujtoj gjithmonë me emocion, ju kërkoj të keni besimin tuaj tek unë, ashtu siç kam gjithë besimin tim tek e ardhmja jonë, tek e ardhmja e Spanjës. Do të sillem në atë mënyrë, që të meritoj njohjen dhe vlerësimin e qytetarëve, dhe do t'i kryej detyrat e mia me përkushtim të plotë, e përkushtim të pakushtëzuar, duke kërkuar gjithmonë të rritem si person me dashurinë dhe mbështetjen e familjes sime.


Fjalimi u mbajt nga Pallati Mbretëror, ku ajo mori, nga duart e të atit, Kollaren e Urdhrit të Karlit III, dekoratën më të lartë civile, të dhënë nga shteti spanjoll.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page