PRESIDENTJA MEKSIKANE KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: NËSE KARTELET JANË TERRORISTE ATËHERE EDHE DYQANET E ARMËVE NË SHBA JANË BASHKËPUNËTORË | MEKSIKA SHQYRTON PADI TË REJA KUNDËR PRODHUESVE TË ARMËVE.
- Feb 15
- 1 min read

Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja meksikane Klaudia (Claudia) Sheinbaum paralajmëroi se nëse qeveria amerikane vazhdon t'i shpallë kartelet meksikane si terroriste, atëherë dyqanet e armëve në atë vend, kundër të cilave Meksika ka një padi, mund të konsiderohen si bashkëpunëtorë.
Këtë e raporton faqja e internetit “Milenio”.
“Meksika ka një padi ndërkombëtare kundër prodhuesve dhe shpërndarësve të armëve në Shtetet e Bashkuara”, tha presidentja në konferencën e saj të përditshme për shtyp.
“Nëse (SHBA) do të shpallnin grupet e krimit të organizuar si terroristë, ne do të duhej ta shtrinim kauzën në Shtetet e Bashkuara, sepse atëherë, siç e ka pranuar tashmë vetë Departamenti i Drejtësisë amerikane, 74% e armëve të grupeve kriminale (që veprojnë në Meksikë) vijnë nga Shtetet e Bashkuara”, tha presidentja e Shteteve të Bashkuara të Meksikës.
“Pra, si do të përshtateshin prodhuesit dhe shpërndarësit e armëve në projektligj? Avokatët po e shikojnë këtë, por ata mund të shihen si bashkëpunëtorë”, tha presidentja Sheinbaum.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments