top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTJA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS VJOSA OSMANI VIZITOI ME RASTIN E FESTËS SË PASHKËVE NËNË STANË GASHIN NË FSHATIN PESHTER.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 21
  • 1 min read
ree

Prishtinë, Republika e Kosovës | Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani e shoqëruar me familjen e saj vizitoi me rastin e festës së Pashkëve Nënë Stanë Gashin dhe familjen e saj në fshatin Peshter.

 

Para do muajsh presidentja Osmani e dekori Nënë Stanën me medaljen presidenciale “Shën Tereza”, me motivacionin se ajo dëshmoi në kohët më të rënda se ishte simbol i qëndresës, humanizmit dhe dashurisë për atdheun.

 

Gjatë luftës, ajo dhe familja e saj hapën zemrën e shtëpinë për qindra luftëtarë të lirisë, derisa edhe tre djem dhe vajza e Nënës Stanë iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Përulje e thellë dhe nderim për këtë familje madhështore, e cila mishëron krenarinë e malësisë dhe zemrën e pashoqe të Nënës Stanë, nënës së luftës për njerëzoren, lirinë dhe paqen”, shkroi presidentja Osmani.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ree
ree
ree
ree
ree
ree
ree
ree
ree

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page