PRESIDENTJA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS VJOSA OSMANI UDHËTIM NË FINLANDË ME FTESË ZYRTARE TË PRESIDENTIT FINLANDEZ ALEKSANDËR (ALEXANDER) STUBB | U DEKORUA ME MEDALJE USHTARAKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 23
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u nis për udhëtim drejt Finlandës ku do të kryejë një vizitë me ftesë zyrtare të presidentit finlandez Aleksandër (Alexander) Stubb.
Vizita ka nisur me një ceremoni zyrtare në Pallatin Presidencial në Helsinki, ku pas pritjes, presidentët Osmani dhe Stubb kanë zhvilluar një takim kokë më kokë, i shoqëruar nga një takim mes delegacioneve përkatëse të të dyja palëve.
Presidenti Stubb ka organizuar një drekë zyrtare për presidenten Osmani dhe delegacionin e saj.
Një nga momentet kryesore të vizitës ka qenë edhe ndarja e Medaljes Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, në shenjë falënderimi për kontributin e tyre për paqen dhe sigurinë në Kosovë, në kuadër të misionit të KFOR-it.
Gjatë qëndrimit në Helsinki, presidentja Osmani do të pritet edhe nga kryetari i Parlamentit të Finlandës, Jussi Halla-aho, si dhe nga ministrja për Punë të Jashtme, Elina Valtonen.
Në agjendën e takimev zyrtare është edhe një diskutim në Universitetin e Helsinkit, ku presidentja Osmani do të ligjërojë me temën: “Vizioni i Kosovës për integrimin evropian, paqen dhe stabilitetin”, përpara studentëve, akademikëve dhe diplomatëve.
Presidentja Osmani gjithashtu do të takohet me përfaqësues të mërgatës shqiptare në Finlandë, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për të shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në promovimin dhe fuqizimin e Kosovës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










___.png)


















































Comments