PRESIDENTJA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS VJOSA OSMANI SHPËRNDAU PARLAMENTIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Presidenca e Republikës së Kosovës ka njoftuar zyrtarisht shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në njoftim thuhet se, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit të vendimit të Kuvendit lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë Legjislaturën e nëntë.
Drejtuesit e partive politike, përfshirë z. Bedri Hamza i subjektit politik “PDK”, z. Ramush Haradinaj i subjektit politik “AAK” dhe z. Fatmir Limaj i subjektit politik “Nisma”, kanë propozuar 21 dhjetorin si datë për të mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Z. Faton Peci i subjektit politik “Guxo” ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments