PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): DHJETË DITË LUFTE I KUSHTUAN BASHKIMIT EVROPIAN 3 MILIARDË EURO ENERGJI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Strasburg, Francë | “Ne tashmë po e shohim ndikimin e situatës në Lindjen e Mesme mbi energjinë.
Përpjekjet tona për diversifikim po japin fryte. Por kjo nuk do të thotë që jemi imunë ndaj goditjeve të çmimeve”.
Kështu tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strusburg.
“Që nga fillimi i konfliktit, çmimet e gazit janë rritur me 50% dhe çmimet e naftës me 27%.
E përkthyer në euro, dhjetë ditë lufte u kanë kushtuar tashmë taksapaguesve evropianë 3 miliardë euro shtesë në importet e lëndëve djegëse fosile.
Ky është çmimi i varësisë sonë”, tha Presidentja von der Leien (Leyen) - duke shtuar se kthimi te energjia ruse do të ishte një gabim strategjik.
“Do të na bënte më të varur, më të prekshëm dhe më të dobët. Ne kemi burime të brendshme energjie, burime të rinovueshme dhe bërthamore. Çmimet e tyre kanë mbetur të pandryshuara për dhjetë ditët e fundit”, tha Presidentja von der Leien (Leyen).
“Pa ETS-në, ne do të konsumonim 100 miliardë metra kub gaz më shumë sot, duke na bërë edhe më të prekshëm dhe të varur. Prandaj, ne kemi nevojë për ETS-në, por duhet ta modernizojmë atë.
Familjet dhe bizneset janë nën presion.
Në përgjithësi, struktura aktuale e tregut ka funksionuar dhe në përgjithësi mbështetet.
Por është thelbësore të zvogëlohet ndikimi në çmime kur gazi përcakton çmimin e energjisë elektrike.
Ne po përgatisim disa mundësi; përdorim më të mirë të marrëveshjeve të blerjes së energjisë (PPA) dhe kontratave për diferencën, masa të ndihmës shtetërore dhe eksplorimin e subvencioneve të mundshme ose kufizimeve të çmimeve të gazit”, tha Presidentja von der Leien (Leyen).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments