PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): NUK MUND TË CAKTOJMË NJË DATË PËR HYRJEN E UKRAINËS NË BASHKIMIN EVROPIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 24
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “E kuptoj shumë mirë se është gjithashtu e rëndësishme që ju të keni një datë të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një afat që përfaqëson një qëllim që duhet arritur.
Megjithatë, ju e dini që, nga ana jonë, nuk është e mundur të caktohen data ... të tilla”.
Kështu tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen) - në një konferencë për shtyp në Kiev, së bashku me Presidentin Volodimir Zelenski.
“Ukraina është në rrugën e duhur për t'u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. E nxis fuqimisht Kievin të ruajë këtë ritëm të mirë në reformat e nevojshme. Kam besim në këtë proces”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments