PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): FOND TË MENJËHERSHËM PREJ 100 MILIONË € NË MBËSHTETJE TË ENERGJISË UKRAINASE; PO PUNOJMË PËR NJË PAKETË PREJ 900 MILIONË €.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 25
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Ne jemi pranë jush në këtë kohë të vështirë.
Komisioni është mbështetësi më i madh i rrjetit energjetik të Ukrainës, por ne duhet të ecim përpara, prandaj po lançojmë një paketë prej 100 milionë eurosh që mund të përdoret menjëherë.
Ne do të punojmë për një plan për të stabilizuar sistemin energjetik, i cili, përfshin një paketë prej 900 milionë eurosh”.
Kështu tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në një konferencë për shtyp, duke kujtuar se Bashkimi Evropian deri më tani ka siguruar 3 miliardë euro për të mbështetur energjinë ukrainase.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments