PRESIDENTI ZELENSKI: IRANI I JEP MOSKËS JO VETËM DRONE POR EDHE RAKETA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 28, 2024
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Rusia nuk është e vetme, Irani furnizon raketa dhe jo vetëm drone, pastaj ka artileri nga Koreja e Veriut, shërbimet tona i shohin këto furnizime”, tha presidenti Volodimir Zelenski në Bruksel.
Kufizimet perëndimore për përdorimin e armëve të furnizuara janë të padrejta dhe në fakt favorizojnë përparimin e forcave ruse në Ukrainë.
“Forcat e armatosura ruse janë prapa kufirit, qëllojnë dhe për fat të keq aftësitë e tyre janë më të mira dhe nuk mund të përgjigjesh, sepse nuk ke të drejtë të përdorësh armë. Ushtria duhet të tërhiqet, edhe ata janë qenie njerëzore dhe pastaj rusët përparojnë: në Kharkiv është pjesë e strategjisë së tyre.
U them udhëheqsëve botërorë: nëse doni paqe, ejani në Zvicër”, shtoi ai.
“Iniciativa vjen nga ne, por nëse keni ide të tjera ejani, propozoni, mikrofoni është i hapur, nëse doni luftë, shkoni në takimin alternativ të kriminelëve që po organizon Putini, sepse ai nuk do paqen e konferencës në Zvicër, dhe dëshiron që ajo të dështojë.”
“Presidenti amerikan duhet të jetë i pranishëm në samitin e paqes në Zvicër, mungesa e tij do të ishte një dhuratë për Putinin”, përfundoi ai.
“Ne kemi nevojë për Baidenin në samit, udhëheqësit e tjerë kanë nevojë për të”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































