top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMYR ZELENSKI: MOSKA KA NDALUAR SHKËMBIMIN E TË BURGOSURVE; UNË TË SHKOJ NË MOSKË?; LE TË VIJË PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN NË KIEV PO T’IA MBAJË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodymyr Zelenski, duke folur me gazetarët, tha se Rusia ndaloi shkëmbimin e të burgosurve sepse nuk besonte se do të përfitonte ndonjë gjë prej tij.


Rusët e bllokuan procesin. Ata nuk janë shumë të interesuar për shkëmbimin e njerëzve sepse besojnë se nuk u sjell asgjë”.


Kështu thaPresidenti Zelenski - i cituar nga enetet mediatike ndërkombëtare.


Ata mendojnë se na jep diçka. Por unë mendoj se ata duhet të mendojnë edhe për njerëzit e tyre, ushtrinë e tyre.


Sigurisht, është e pamundur për mua të takohem me Putinin në Moskë. Do të ishte si të takohesha me Putinin në Kiev. Mund ta ftoj edhe në Kiev, le të vijë. Do ta ftoj publikisht, nëse ka guximin, sigurisht”, tha ai.


Më tej, ai theksoi se Ukraina dëshiron të arrijë një marrëveshje konstruktive për një fund të vërtetë të luftës dhe të organizojë një takim produktiv.


Presidenti Zelenski deklaroi gjithashtu se nuk ka një marrëveshje zyrtare armëpushimi për objektivat energjetikë midis Ukrainës dhe Rusisë.


Ai beson se vendimi, të cilin, Ukraina e sheh si një mundësi dhe jo si një marrëveshje të vërtetë, ishte një iniciativë e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) personalisht”, raportuan entet mediatike ndërkombëtare.


Ai tha gjithashtu se nëse Moska ndalon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, Kievi në këmbim do të përmbahet nga sulmet ndaj objekteve ruse të energjisë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page