PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: PËRGATITJE PËR BISEDIME TË REJA ME SHBA-ës DHE RUSINË KËTË JAVË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski përshkroi në rrjetin social virtual Iks (X) pikat kryesore që dolën nga bisedimet trepalëshe me ShBA-ës dhe Rusinë në Emiratet e Bashkuara Arabe, pas raportit të delegacionit ukrainas.
“Takimet trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme, kryesisht ushtarake, thelbësore për t'i dhënë fund konfliktit.
U diskutuan gjithashtu çështje komplekse politike që mbeten të pazgjidhura.
U analizuan qëndrimet kryesore të të gjitha palëve.
Unë përcaktova kornizën për punë të mëtejshme diplomatike.
Përgatitjet janë duke u zhvilluar tani për takimet e reja trepalëshe këtë javë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments