PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: E FALENDEROJ PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PËR DEKLARATËN E TIJ TË RËNDËSISHME PËR TË NDALUAR SUMET RUSE MBI UKRAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski falënderoi Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) për një deklaratë të rëndësishme nga ai; mbi mundësinë e sigurimit të sigurisë së Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase gjatë kësaj periudhe të ashpër dimri.
“Furnizimet me energji janë thelbësore për jetën. Ne i vlerësojmë përpjekjet e partnerëve tanë për të na ndihmuar të mbrojmë jetët njerëzore. Faleminderit, President Tramp (Trump)”.
Kështu shkroi Presidenti Zelenski në rrjetin social virtual Iks (X); pasi Presidenti Tramp (Trump) njoftoi se Presidenti Vladimir Putin kishte rënë dakord, me sugjerimin e tij, të mos sulmonte Ukrainën për një javë për shkak të temperaturave të ulëta.
“Ekipet tona e diskutuan këtë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ne presim që marrëveshjet të zbatohen. Masat e deeskalimit kontribuojnë në përparimin e vërtetë drejt përfundimit të luftës”, tha Presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments