top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: SULMI I HAMENDËSUAR NË NOVGOROD NUK ËSHTË VEPËR E JONA; KUSH THOTË SE UKRAINA KA GISHT GËNJEN; MOSKA PO MINON PAQEN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 29, 2025
  • 1 min read

Keiv, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski i ka hedhur poshtë raportet se dronët ukrainas u përpoqën të sulmonin rezidencën e Presidentit Vladimir Putin në Novgorod mbrëmë, duke i quajtur ato një tjetër gënjeshtër.


Rusia është përsëri në këtë situatë, duke përdorur deklarata të rrezikshme për të minuar të gjitha rezultatet e përpjekjeve diplomatike të përbashkëta me ekipin e Presidentit Tramp (Trump). Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të afruar paqen”, shkroi Presidenti Zelenski në rrjetin social virtual Iks (X), duke theksuar se Ukraina nuk merr masa që mund të minojnë diplomacinë.


Kjo histori e supozuar sulmi është një sajesë e plotë për të justifikuar sulme të mëtejshme kundër Ukrainës, përfshirë Kievin”, tha Presidenti Zelenski.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page