top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: PLANI I PAQES PËRFSHIN GARANCI SIGURIE NGA SHBA-ës PËR 15 VJET ME MUNDËSI ZGJATJEJE; NE DO TË DONIM GARANCI 30-40-50 VJEÇARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 29, 2025
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski tha se plani i paqes për Ukrainën aktualisht përfshin garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara për 15 vjet, me mundësi zgjatjeje, duke theksuar se Kievi do të donte që ato të arrinin një periudhë prej 30-40-50 vjetësh.


Dje, ne konfirmuam me presidentin e ShBA-ës se do të marrim garanci të forta sigurie nga ShBA-ës.


Në realitet, nuk është përgjithmonë, dokumentet flasin për 15 vjet, me mundësinë e zgjatjes së këtyre garancive të sigurisë”, citohet të ketë thënë Presidenti Zelenski nga enti mediatik “RBC Ukraina”.


I thashë se kemi pasur një luftë të vazhdueshme që ka vazhduar për gati 15 vjet. Prandaj, dua vërtet që garancitë të jenë më të gjata. Dhe i thashë se do të donim vërtet të shqyrtonim mundësinë e 30, 40, 50 viteve.


Ky do të ishte një vendim historik nga ana e Presidentit Tramp (Trump), i cili, tha se do të mendonte për këtë”, tha Presidenti Zelenski.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page