PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: DONBASI ËSHTË ÇËSHTJE E VËSHTIRË; NËSE NUK GJENDET ZGJIDHJE TJETËR DO TË DUHET TË MBAHET REFERENDUM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 28, 2025
- 1 min read

Floridë, Amerikë | “Është një çështje e vështirë. Ju e dini pozicionin tonë dhe ne duhet të respektojmë ligjin tonë, njerëzit tanë dhe territorin që kontrollojmë.
Qëndrimi ynë është shumë i qartë dhe kemi qëndrime të ndryshme me Rusinë”.
Kështu tha Presidenti Volodimir Zelenski pas takimit me Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) në Mar-a-Lago.
“Referendumi është një nga çelësat. Mund të kemi një referendum për çdo pikë të planit, ose mund të mos e përdorim.
Mund të përdorim gjithashtu një votim parlamentar ose një referendum, nuk ka rëndësi.
Nëse plani është shumë i vështirë për shoqërinë tonë, është shoqëria që duhet të zgjedhë sepse është toka e saj”, tha Presidenti Zelenski.
“Patëm një telefonatë të përbashkët produktive me udhëheqësit evropianë, përfshirë NATO-n dhe Bashkimin Evropian, dhe ramë dakord të takohemi në javët e ardhshme për të finalizuar çështjet e diskutuara.
Ramë dakord me Presidentin Tramp (Trump) që ai ndoshta do të na presë në Uashington - udhëheqësit evropianë dhe delegacionin ukrainas - në janar.
Ukraina është gati për paqe”, tha Presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments