PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: SULMI AJROR RUS NË DONETSK VRAU 20 CIVILË QË PO PRISNIN NË RADHË PËR TË MARRË PENSIONET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 9
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Një sulm rus në një qytet në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë ka vrarë të paktën 20 veta”, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në rrjetet sociale virtuale.
“Një sulm brutal ajror rus me bombë ajrore në fshatin e Jarovës në rajonin e Donetskut.
Drejtpërdrejt mbi popullsinë.
Civilë të pafajshëm. Pikërisht në kohën kur po paguheshin pensionet.
Sipas informacioneve paraprake, më shumë se 20 veta u vranë”, shkroi Presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments