top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: SIGURIA EVROPIANE DUHET TË JETË MË EFEKTIVE; INICIATIVA E PARË E PËRBASHKËT UKRAINO-GJERMANE PËR PRODHIMIN E DRONËVE ËSHTË NË AXHENDË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Mynih, Republika Federale e Gjermanisë | Sot në Mynih, Gjermani. Një ditë e rëndësishme, e cila, do të çojë në hapa të mëtejshëm përpara drejt sigurisë sonë të përbashkët; asaj të Ukrainës dhe Evropës.


Axhenda përfshin iniciativën e parë të përbashkët ukrainaso-gjermane për prodhimin e dronëve, si dhe takime dypalëshe dhe shumëpalëshe me partnerët”.


Kështu njoftoi Presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin social virtual Iks (X).


Ne kemi nevojë për prodhim më të madh të përbashkët, rezistencë më të madhe, koordinim dhe efektivitet më të madh të arkitekturës sonë të përbashkët të sigurisë në Evropë.


Gjëja më e rëndësishme që mund të arrijmë së bashku është t’i japim fund luftës me një paqe dinjitoze dhe të krijojmë garanci të besueshme sigurie për Ukrainën dhe të gjithë Evropën, në mënyrë që askush në Evropë të mos ketë frikë se do të mbetet i pambrojtur”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page