top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: SULME MASIVE RUSE ME 400 DRONË DHE 40 RAKETA (ATO PRODHOHEN ME KOMPONENTË KRITIKË TË HUAJ QË MBËRRIJNË NË RUSI NËPËRMJET KONTRABANDËS).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

 

Kiev, Ukrainë | Mbrëmë, Rusia nisi një tjetër sulm masiv kundër Ukrainës; mbi 400 dronë dhe gati 40 raketa të llojeve të ndryshme.


Prodhimi i këtyre armëve do të ishte i pamundur pa komponentët kritikë të huaj, të cilët, rusët vazhdojnë t'i marrin duke anashkaluar sanksionet”, tha Presidenti Volodimir Zelenski.


Ai njoftoi një paketë sanksionesh që përfshin kompanitë që veprojnë si ndërmjetëse për furnizimin e komponentëve për raketat dhe dronët rusë.


Janë vendosur gjithashtu sanksione kundër subjekteve që furnizojnë tregun rus të kriptomonedhave dhe minierat.


Disa nga këto vendime do të përfshihen në paketën e njëzetë të sanksioneve të Bashkimit Evropian, e cila, është tashmë në fazën e saj përfundimtare”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page