PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: SHBA-ës KANË TRANSFERUAR 20 MIJË RAKETA NË LINDJEN E MESME TË CILAT I ISHIN PREMTUAR UKRAINËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 9
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Ukraina duhej të merrte 20000 raketa speciale për të luftuar raketat ruse Shahed, por administrata aktuale e Presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) ka vendosur t’i transferojë ato në Lindjen e Mesme”, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një intervistë me transmetuesin televiziv “ABC News”.
Presidenti Zelenski tha se Ukraina kishte rënë dakord më parë me ish-sekretarin e Mbrojtjes të ShBA-ës, Lloid Ostin (Lloyd Austin), për një projekt të veçantë që, sipas presidentit, ishte nisur gjatë administratës së mëparshme të ish-presidentit Xhëu Baidn (Joe Biden).
“Ne po mbështeteshim në këtë projekt: 20000 në total për të luftuar Shahedët. Ato ishin të lira, por kjo ishte një teknologji e veçantë.
Kjo është arsyeja pse ne po mbështeteshim në këto 20000 raketa.
Këtë mëngjes, ministri im i mbrojtjes më tha se Shtetet e Bashkuara i kanë transferuar ato në Lindjen e Mesme”, tha kreu i Ukrainës.
Kjo u raportua nga transmetuesi ukrainas “RBC”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments