PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: NË OPERACIONIN USHTARAK TË POSAÇËM TË KODUAR “RRJETA E MERIMANGËS” SHËRBIMET SEKRETE PËRDORËN VETËM ARMË QË PRODHOJMË VETË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 7
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Në operacionin special “Rrjeta e Merimangës”, shërbimet sekrete ukrainase përdorën vetëm armët tona dhe asnjë pajisje nga arsenali i ofruar nga një aleat.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e tha këtë në një intervistë ekskluzive për transmetuesin televiziv “ABC”.
“Doja të përdorja vetëm atë që prodhojmë ne dhe që ndarja të ishte shumë e qartë”, tha presidenti Zelenski.
“Operacioni u krye nga Kievi në fillim të qershorit me dronë ukrainas të transportuar në Rusi me kamionë, të lëshuar kundër bazave ajrore deri në Siberi, më shumë se 4000 kilometra nga fronti: operacioni shkatërroi disa bombardues rusë”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments