top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI DHA INTERVISTË PËR RRJETIN TELEVIZIV “ABC NEWS” | SQAROI DETAJE NGA OPERACIONI I SHËRBIMEVE SEKRETE QË I SHKAKTOI RUSISË MILIARDA $ DËME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 8
  • 1 min read
ree

Kiev, Ukrainë | Shoferët rusë që transportuan platformat e përdorura në sulmin me dron të Ukrainës ndaj avionëve luftarakë rusë javën e kaluar nuk dinin asgjë për natyrën e vërtetë të ngarkesës”, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një intervistë që do të transmetohet në rrjetin televiziv “ABC News”.


Sipas raportimeve të vetë rrjetit, presidenti Zelenski dha disa detaje rreth operacionit.


Dronët ishin fshehur brenda shtëpive të lëvizshme me çati të tërheqshme, të ngarkuara në kamionë civilë dhe më pas të hapura nga distanca për të nisur sulmin.


Ata thjesht bënë punën e tyre. Ata nuk dinin asgjë”, tha presidenti Zelenski, duke iu referuar shoferëve të përfshirë.


Presidenti tha se kontejnerët dhe strukturat e lëvizshme të transportuara nga automjetet ruse ishin në fakt platforma të kamufluara për lëshimin e dronëve sulmues, të cilët, më pas shënjestruan bazat ajrore ushtarake ruse, duke shkaktuar dëme prej miliarda dollarësh.


Sipas Kievit, më shumë se 40 bombardues strategjikë rusë u goditën në operacion, rreth një e treta e flotës së bombarduesve me rreze të gjatë veprimi të Moskës.


Presidenti Zelenski sqaroi gjithashtu se operacioni u krye ekskluzivisht me armë të prodhuara në Ukrainë dhe se nuk u përdorën sisteme armësh të furnizuara nga vendet aleate.


Doja shumë të përdorja vetëm atë që prodhojmë ne, për të pasur një ndarje shumë të qartë”, tha ai.


Intervista e plotë do të transmetohet të dielën në mëngjes”, sipas kohës së Uashingtonit, në rrjetin televiziv “ABC News”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page