PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: SHBA-ës JANË TË GATSHME TË OFROJNË GARANCI SIGURIE NËSE LËSHOJMË DONBASIN | SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI GËNJEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Presidenti Volodimir Zelenski përsëriti sot deklaratat e zyrtarëve amerikanë, të cilët, kishin treguar gatishmërinë e tyre për t'i ofruar garanci sigurie Ukrainës vetëm pas tërheqjes së forcave të armatosura ukrainase nga Donbasi”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Ukrainska Pravda” - duke specifikuar se dje, Sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio, kishte deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk e kishin bërë kurrë tërheqjen e forcave të armatosura ukrainase nga i gjithë Donbasi kusht për garancitë e sigurisë dhe se Presidenti Volodimir Zelenski kishte gënjyer për këtë.
“Pjesa më e madhe e ajsbergut nuk është e dukshme, por më besoni, unë kam treguar vetëm një pjesë të vogël të tij. Flas shumë sinqerisht”, tha Presidenti Zelenski.
“Mund të ketë mendime të ndryshme për këtë çështje, por të gjitha sinjalet që kanë dalë gjatë gjithë procesit të negociatave tregojnë, dhe kjo nuk është vetëm analiza ime, por më duket absolutisht e saktë, se ne do të jemi në gjendje të marrim garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara jo para armëpushimit, jo para përfundimit të luftës, por pas tërheqjes së trupave tona nga Donbasi”, tha Presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments