PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: RUSIA PO PËRGATIT NJË SULM TË RI MASIV KUNDËR UKRAINËS (DEKLARATA E TIJ U MBËSHTET MBI RAPORTET E 007-ave).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski u ka udhëzuar krerëve të Forcave Ajrore, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ukrenergo-s që të përgatisin masa shtesë mbrojtëse, sepse, mbështetur mbi informacionet e inteligjencës sugjerohet se Rusia po përgatit një sulm të ri të madh.
“Kam udhëzuar Anatoli Krivonozhkon (Anatoly Kryvonozhko), Komandantin e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Mikhailo (Mykhailo) Fedorovin, Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, dhe Vitali Zaiçenkon (Vitaly Zaichenko) Shefin e Ukrenergo-s, që të përgatisin masat shtesë të nevojshme mbrojtëse gjatë ditës, duke marrë parasysh informacionin e inteligjencës në lidhje me përgatitjet e Rusisë për një sulm të madh”.
Kështu tha Presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments