top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI PRITET TË MARRË PJESË NË SAMITIN INFORMAL TË BASHKIMIT EVROPIAN NË QIPRO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Nikozi, Qipro | Presidenti Volodimir Zelenski, ndryshe nga pritjet e mëparshme, do të marrë pjesë personalisht në samitin informal të Bashkimit Evropian në Qipro.


Lajmi, i pohuar nga burime të Bashkimit Evropian u raportua për herë të parë nga entet mediatike vendore.


Presidenti Zelenski pritet sonte në darkën e 27 personave që do të mbahet në Shën Napë (Agia Napa), një vendpushim bregdetar jo shumë larg Larnakës.


Për më tepër, këtë pasdite pritet miratimi përfundimtar, përmes procedurës me shkrim, për kredinë e Bashkimit Evropian prej 90 miliardë € për Ukrainën.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page