PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: TË PAKTËN 5 TË VDEKUR DHE 10 TË PLAGOSUR NGA TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NDAJ CIVILËVE NË KIEV.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klimenko (Klymenko) sapo ka njoftuar se sulmuesi i Kievit që hapi zjarr ndaj civilëve është neutralizuar.
Hetimet për të gjitha rrethanat janë duke u zhvilluar.
Deri më tani janë konfirmuar pesë viktima. Ngushëllimet e mia familjeve dhe të dashurve të viktimave”.
Kështu shkroi Presidenti Volodimir Zelenski në rrjetet sociale virtuale.
“Dhjetë veta janë aktualisht të shtruar në spital me lëndime dhe trauma.
Të gjithë po marrin kujdesin e nevojshëm. Katër pengje janë liruar.
Presim një hetim të shpejtë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments