PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: PO PUNOJMË PËR NJË TAKIM TË KOALICIONIT TË TË VULLNETSHMËVE PËR NË DATËN 6 JANAR I CILI DO TË MBAHET NË FRANCË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 30, 2025
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Kryenegociatori Rustem Umerov raportoi marrëveshjen me këshilltarët e sigurisë kombëtare të Koalicionit të të Gatshmëve për të mbajtur një takim në të ardhmen e afërt.
I planifikuar për 3 janar në Ukrainë.
Menjëherë më pas, do të zhvillohen diskutime në nivel udhëheqësish; takimet janë të nevojshme. Ne po i planifikojmë ato për 6 janar në Francë”, njoftoi Presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin social virtual Iks (X).
“Jam mirënjohës ndaj ekipit të Presidentit Tramp (Trump) për gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në të gjitha formatet efektive.
Sot ekipet tona ishin në kontakt dhe diskutova hapat dhe prioritetet tona të ardhshme në negociata me Rustemin”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments