top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI DHA INTERVISTË PËR ENTIN MEDIATIK FAKS NJUZ (FOX NEWS) KU THA SE DUHET TË FLASË ME PRESIDENTIN VLADIMIR PUTIN EDHE PSE AI ËSHTË PERSONALISHT ARMIKU I TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 30, 2025
  • 2 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se duhet të flasë me Presidentin Vladimir Putin, edhe pse ai është personalisht armiku i tij dhe nuk dëshiron ta bëjë këtë”.


Ai e deklaroi këtë qëndrim në një intervistë me entin mediatik amerikan Faks Njuz (Fox News), pas takimit të tij me Presidentin Danlld (Donald Trump), në Mar-a-Lago (Floridë).


Presidenti Zelenski tha se lufta e Rusisë kundër Ukrainës mund të përfundojë në vitin 2026, pasi numri i trupave ruse ndaloi së rrituri për herë të parë, ndërsa e përshkroi takimin e tij me presidentin amerikan në Floridë si shumë të rëndësishëm dhe produktiv, duke lavdëruar muajt e koordinimit midis ekipeve ukrainase dhe amerikane.


Nuk dua të flas me të, ai është armiku im”, tha Presidenti Zelenski.


Kur u pyet nga enti mediatik Faks Njuz (Fox News) se çfarë do të thoshte nëse mund të fliste drejtpërdrejt me Presidentin Vladimir Putin, Presidenti Zelenski tha se megjithëse personalisht e konsideron Presidentin Putin armik, dialogu është i nevojshëm për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.


Mendoj se do të ishte e dobishme të flisja (me të). Jo sepse dua unë. Nuk dua të flas me të, ai është armiku im”, tha ai.


Por është e rëndësishme të flasim për një arsye; ne nuk duam një luftë të tretë nga Rusia. Unë nuk i besoj atij dhe nuk do t'i besoj. As ai nuk më beson mua. Por ndjesia ime është se qëllimi i tij ishte të merrte kontrollin e të gjithë vendit tonë. Dua vërtet të dëgjoj dhe të shoh se ai nuk do të kthehet”, shtoi ai.


Lidhur me çështjen e katër rajoneve të pushtuara nga Rusia (Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson) Presidenti Zelenski këmbënguli që çdo vendim në lidhje me territoret duhet të respektojë ligjin ukrainas dhe vullnetin e popullit, duke theksuar se në rajonin e Donetskut, nga i cili, Moska kërkon që ushtria ukrainase të tërhiqet, 300 mijë njerëz jetojnë atje … 100 mijë janë plagosur, dhjetëra mijëra janë vrarë.


Ne nuk mund të tërhiqemi thjesht nga territoret tona... Nuk është vetëm çështje ligji, atje është edhe ushtria jonë”, tha Presidenti Zelenski.


Lidhur me idenë e një referendumi në këto zona, ai shtoi se kjo mund të jetë një rrugë drejt pranimit, por vetëm si pjesë e një kompromisi që do të ishte rezultat i negociatave të plota, të cilat, mund të përfshijnë zona të lira ekonomike me një tërheqje përkatëse të rusëve.


Ne propozuam një kompromis. Nëse krijojmë zonën e lirë ekonomike … dhe na duhet të tërhiqemi disa kilometra, kjo do të thotë që Rusia duhet të bëjë hapa përkatës prapa në të njëjtën distance … Referendumi është mënyra për ta pranuar ose refuzuar atë”, tha ai.


Duke pranuar se ukrainasit janë të lodhur nga vitet e luftës, Presidenti Zelenski tha se vendi mbështet fuqimisht paqen, por jo me koston e lëshimeve territoriale.


Të gjithë duan paqe, por vetëm një paqe të drejtë”, tha ai.


Ne duhet të gjejmë rrugën e vërtetë drejt paqes, një që është e pranueshme për popullin ukrainas”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page